75 Mall Live Search
19:18 / E Premte, 29 Korrik 2022 / Gj. Sh

Stadiumi “Rexhep Rexhepi” në Drenas po bëhet me standarde evropiane

Stadiumi “Rexhep Rexhepi” në Drenas pritet të bëhet sipas standardeve evropiane.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Ladrovci së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Bislim Bislimi, sot nënshkruan Aneks Memorandumin e Bashkëpunimit, për finalizimin e ndërtimit të stadiumit “Rexhep Rexhepi”, shkruan Indeksonline.

Përmes një statusi Lladrovci ka njoftuar se ky stadium do të ketë kapacitet prej 7 mijë ulësesh dhe se do të jetë i Kategorisë së tretë, dhe do të jetë i dyti në Kosovë në bazë të ulseve.

Njoftimi i plotë:

Sot, pata kënaqësinë të nënshkruaj Aneks Memorandumin e Bashkëpunimit, për finalizimin e ndërtimit të stadiumit “Rexhep Rexhepi”.Bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Bislim Bislimi nënshkruam Aneks Memorandumin me qëllim të përfundimit të punëve në projektin e ndërtimit të stadiumit. Kështu, Stadiumi do të marrë pamjen përfundimtare, si një e arritur e shumëpritur në shërbim të sportdashësve dhe qytetarëve.Ky stadium i bukur, i plotëson nevojat e komunitetit sportiv në komunën e Drenasit, me kapacitet prej rreth 7 mijë ulësesh dhe se do të jetë i Kategorisë së tretë. Stadiumi do të bëhet i dyti në Kosovë që do të mundësoj zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.Me z. Bislimi diskutuam edhe për stadiumin sintetik në Komoran, Pishinën gjysmë olimpike dhe nevojën e bashkëpunimit edhe për projektet tjera në fushën e sportit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore./Indeksonline/