Stadiumin “Flamurtari“ e çpojnë me gerbuja e tërnakopa për të larguar shiun, ndeshja nuk zhvillohet!
Në stadiumin “Flamurtari” në Shqipëri sot ishte paraparë të zhvillohej ndeshja e futbollit mes Bylisit dhe Luftëtarit.
Por kanë qenë kushtet atmosferike ato të cilat e kanë pamundësuar zhvillimin e lojës, shkruan Indeksonline.
Infrastruktura e dobët e fushës, ka dëshpëruar lojëtarët e të dyja ekipeve, gjë e cila bëri që loja të mos zhvillohej.
Me gjithë intervenimin e mirëmbajtësve të stadiumit për të larguar ujin nga fusha me mjete të ndryshme primitive si tërnakop e gerbujë, ndeshja nuk u mbajtë.
“VRIMAT” e krijuara me mjete të tilla fatkeqësisht nuk kanë kryer punë! /Indeksonline/






