75 Mall Live Search
20:04 / E Enjte, 05 Shtator 2019 / indeksADMonline

Stadiumit të ri të Kukësit i propozohet emri “Gramoz Palushi”, tifozit që u vra nga ekstremistët grekë

Vitin tjetër Kukësi do të ketë një stadium të ri, me standardet e kërkuara nga UEFA dhe FIFA,

Qytetaret e Kukësit hedhin idenë që stadiumi i ri i qytetit që pritet të mbarojë vitin e ardhshëm, të quhet stadiumi “Gramoz Palushi”.

Gramoz Palushi ishte i riu 20 vjeçar, emigrant nga Kukësi, që u vra natën e 4 shtatorit 2004, pas fitores historike të Shqipërisë 2-1 ndaj Greqisë. Fitorja ndaj kampionëve të sapo-shpallur të Europës në atë kohë, vërshoi me festime nga mijëra shqiptarë kudo ata jetonin, por ekstremistët grekë nuk e pritën mirë festën e tyre, çka ishte edhe motivi i vrasjes së shqiptarit.

Gramoz Palushi u qëllua me thikë pabesisht për vdekje, në një ishull grek.

Sot një  gjimnaz në Tirane, mban emrin e tij, ndërkohë edhe stadiumi të vendlindjes së tij i propozohet të mbajë emrin “Gramoz Palushi”. Safet Gjici, aktualisht president dhe kryebashkiak i Kukësit, ka në dorë idenë e hedhur për ta ndryshuar emrin  që mbante stadiumi i kaluar “Zeqir Ymeri’