Stafi civil, i organizon takimin lamtumirës ministres Emilja Rexhepi

Stafi civil i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar takimin lamtumirës për ministren në largim të MAPL-së, Emilija Rexhepi.
Në njoftimin e MAPL-së, bëhet e ditur se Rexhepi para punonjësve të ministrisë shprehu vlerësimet më të larta për punën profesionale dhe angazhimin e treguar përgjatë këtyre muajve, duke marrë parasysh edhe ballafaqimin me pandeminë COVID-19.
Nga ana tjetër sekretarja e përgjithshme e MAPL-së znj. Rozafa Ukimeraj, në emër të gjithë punonjësve të ministrisë e falënderoi ministren Rexhepi për bashkëpunimin, korrektësinë dhe mbështetjen e ofruar me qëllim të realizimit të aktiviteteve dhe politikave prioritare të MAPL-së.