Ambasadori amerikan Kosnett në terren, eksploron Kosovën
Stafi i Ambasadës Amerikane në Prishtinë e ka shfrytëzuar këtë të dielë për eksplorim të bukurive natyrore të Kosovës.
Pjesë e kësaj ekspedite ishte edhe ambasadori Philip Kosnett.
Ata janë ngjitur në malet e Rugovës, përkatësisht në Leqinat.
Zyra e Ambasadës ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shihen të mahnitur nga bukuria e këtij vendi. /Indeksonline/