Stafi i hotelit nën hetim, çka u fsheh në dhomën e Liam Payne?

Stafi në hotelin e Buenos Aires ku vdiq Liam Payne janë duke u hetuar me dyshimin për furnizimin e këngëtarit me droga të forta.
Burrat akuzohen për kontrabandë të lëndëve narkotike të ndryshme në suitën e këngëtarit në hotelin CasaSur në lagjen luksoze të Palermos, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.
Droga ishte fshehur në një kuti sapuni
Një shërbëtor dhe një anëtar tjetër i stafit besohet se e kanë fshehur drogën në një kuti sapuni, të cilën detektivët e gjetën në dhomën e Liamit pas vdekjes së tij. Besohet se menaxhmenti i CasaSur ishte në dijeni të sjelljes së pazakontë të dy punonjësve dhe se një anëtar i stafit u pushua nga puna.
Detektivët gjithashtu morën në pyetje punonjësit për rolin e tyre të mundshëm në vdekjen e këngëtarit.
“Ishin dy burra në hotel që e furnizonin me drogë Liamin,” zbuloi një mik i ngushtë i Liam Payne.
“Ai bëri gjithçka për të qëndruar i pastër”
“Liam po bënte gjithçka për të qëndruar i pastër, por sapo arriti në hotel, këta njerëz i ofruan alkool dhe drogë”, theksoi miku i Liamit.
Kujtojmë se policia në Buenos Aires njoftoi se dhoma e hotelit të Payne ishte “në rrëmujë të plotë” dhe se shumë sende “u thyen dhe u shpërndanë”. Në njoftimin për shtyp thuhet gjithashtu se në oborrin e brendshëm të hotelit, ku u gjet trupi i këngëtarit, u gjetën edhe një shishe uiski, një çakmak dhe një celular.
Liam Payne vdiq pasi u rrëzua nga kati i tretë i një hoteli. Ai ishte 31 vjeç./Indeksonline/