75 Mall Live Search
13:07 / E Hënë, 08 Qershor 2020 / indeksADMonline

Stafi i QKMF-së në Miradi,në vetizolim

Stafi mjekësor i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Miradi të Fushë- Kosovës ka hyrë në vetizolim.

Fshati Miradi e Ulët në Fushë-Kosovë ka disa raste aktive me Covid-19, të cilët para disa dite kanë marrë shërbime mjekësore në QKMF e pastaj kanë rezultuar pozitivë, kështu duke e çuar stafin mjekësor në vetizolim.

Këtë për klankosova.tv e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë në Fushë- Kosovë, Osman Maxhera.

“Ne i kemi dërguar punëtorët shëndetësorë në vetizolim pasi ditë më parë kanë kontrolluar pacientë, të cilët pastaj kanë rezultuar pozitivë më koronavirusin”.

“Momentalisht është mbyllur dhe po bëhet dezinfektimi i objektit dhe deri sa të jetë gati pastaj do të dërgojmë staf shëndetësor, që do të punojnë një ditë po një ditë jo”, deklaroi Maxhera.