75 Mall Live Search
10:28 / E Enjte, 26 Maj 2022 / AR

Stafi mbështetës shëndetësorë për gati tre muaj pa rroga, Zemaj: Ka humbur adresa e MSH-së

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se ka humbur adresa e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Kosovës, pasi mbi 1200 profesionistë shëndetësorë që kanë qenë të angazhuar gjatë pandemisë kanë mbetur pa paga tash e tre muaj.

Ai thotë se ata kanë mbetur edhe pa përgjigje nga institucionet, raporton Indeksonline.

“Më shumë se 1200 profesionistë shëndetësorë mbështetës të angazhuar në menaxhimin e pandemisë kanë mbetur pa paga tash e tre muaj. Çka është më e keqja kanë mbetur edhe pa përgjigje zyrtare, vetëm në ato rrugë joformale të cilat tash humbur adresa e ministries së shëndetësisë dhe qeverisë së Kosovës. Puna e tyre me përkushtim edhe ditëve të vikendit me mburrje nga qeveria, sidomos në vaksinim, e tashmë me injorim nga ta, tregon paaftësim e mashtrimin që iu bëhet atyre që e dëshirojnë punën e tyre”, tha Zemaj në seancën e sotme.