Stagnimi i projektit të ujësjellësit në Prishtinë, Murati: Qeveria e ka financuar, por Komuna nuk ka bashkëpunuar

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se projekti për zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit në Prishtinë, i cili financohet nga Qeveria me 80 milionë euro, ka stagnuar si pasojë e mungesës së angazhimit nga ana e Komunës së Prishtinës dhe Termokosit.
Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook Murati u shpreh se kjo edhe njëherë e dëshmon që nuk bëhet fjalë për bllokada nga qeveria siç propagandohet, përkundrazi.
Murati thotë se Prishtina nuk ka hesap me i humbë edhe 4 vite tjera me stagnim e arsyetime.
Postimi i plotë:
Me financimin prej 80 milionë eurove që Qeveria ia ka siguruar Komunës së Prishtinës dhe Termokosit, ka qenë e paraparë që të rritet kapaciteti si dhe të zgjerohet rrjeti edhe për 38 mijë banorë në lagjet:
📍Tophane
📍Kalabri
📍Lakrishte
📍Muhaxherë
📍Prishtina e Vjetër
Po bëhen dy vite prejse Qeveria i ka vënë në dispozicion Komunës së Prishtinës dhe Termokosit financimin prej 80 milionë euro, mirëpo si pasojë e mungesës së vullnetit e angazhimit serioz nga ana e Komunës dhe Termokosit, projekti ka stagnuar.
Kjo edhe njëherë e dëshmon që nuk bëhet fjalë për bllokada nga qeveria siç propagandohet, përkundrazi. Mirëpo mos-punën e vet Përparim Rama duhet ta arsyetojë disi. Por votuesi e ka kuptuar këtë tashmë.
Prishtina nuk ka hesap me i humbë edhe 4 vite tjera me stagnim e arsyetime./Indeksonline/