17:50 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Stalone flet për akuzat për sulm seksual, viktima del me detaje (Foto)

Aktori Silvester Stalone është përgjigjur ndaj akuzave se në vitin 1986, kur kishte 40-vjeç, kishte ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Ai ka hedhur poshtë të gjitha akuzat duke hedhur poshtë çdo pohim për incidentin në fjalë.

“Ky është rrëfim qesharak dhe i rremë. Stalone deri tash nuk ka kontaktuar askënd për shkak të incidentit të pohuar, as njerëz nga pushteti dhe nga askush tjetër”, tha përfaqësuesi i Stalone.

Image result for stallone

Një grua ka akuzuar Stalone dhe njeriu i tij nga sigurimi, Mike de Luka, kanë pasur kontakt jo adekuat seksual me të kur ajo ishte 16-vjeçe, transmeton KosovaPress.  Ajo ka refuzuar të bëjë të ditur identitetin e saj, por Daily Mail shkruan se bëhet fjalë për një incident, i cili sipas raportit të policisë, ka ndodhur në një dhomë të një hoteli në Las Vegas.

Related image

Siç thuhet në raport, njëri nga të punësuarit kishte thirrur policinë kur një mik i viktimës kishte raportuar për incidentin, duke kërkuar këshilla prej tij.  Policia e Las Vegasit ka bërë të ditur se nuk fakte të mjaftueshme për të hapur rastin nëse viktima nuk ngre padi për krim.

Image result for stallone

 

Temat: