Stam emërohet trajner në klubin ku bëri emër si lojtar
PEC Zwolle ka njoftuar se e ka emëruar Jaap Stam në postin e trajnerit në një marrëveshje 18-vjeçare.
Ish-trajneri i Reading do ta marrë drejtimin e holandezëve pas largimit të John van Schip pas rezultateve të dobëta këtë sezon.
Stam e kishte filluar karrierën si trajner në këtë klub, para se ta vazhdonte shkëlqimin në Manchester United dhe te ”Tulipanët”, transmeton IndeksOnline.
Jaap Stam nieuwe trainer PEC Zwolle: https://t.co/IsbsFxi2T0 #jaapispec #peczwolle pic.twitter.com/xSz0XrP5d6
— PEC Zwolle (@PECZwolle) December 28, 2018
”PEC Zwolle është një klub i afërt me zemrën time dhe ndihem mirë që jam rikthyer”, tha Stam për faqen zyrtare të klubit.
”E kam ndjekur klubin në vitet e fundit dhe është gjë e mirë ta shohësh zhvillimin që është bërë”.
Stam e kishte drejtuar Reading deri në finalen e play-off në Championship në sezonin e parë, por u shkarkua në mars të këtij viti./IndeksOnline/