08:58 / E Enjte, 07 Mars 2019 / indeksADMonline

Stam merr drejtimin e skuadrës së famshme holandeze

Ish-mbrojtësi holandez, do të marrë drejtimin e Feynoord.

Jaap Stam do të jetë trajner i gjigantit të futbollit holandez.Ish-mbrojtësi i PSV Eindhovenit, Manchester United, Lazios, Milanit dhe përfaqësueses holandeze nga sezoni i ardhshëm do të jetë trajner i Feyenoordit në Eredevisie.

Lajmi u dha nga vetë klubi nga Roterdami, nëpërmjet një komunikate për shtyp. Stam, që ka nënshkruar një kontratë me kohëzgjatje deri në qershor të vitit 2021, do të marrë vendin e Giovanni Van Bronckhorst, nën drejtimin e të cilit Feyenoordi fitoi titullin e kampionit në Holandë në vitin 2017, pas një pritjeje të gjatë prej 18 vitesh. Aktualisht Stam është trajner i skuadrës së Zwolle. /IndeksOnline/