75 Mall Live Search
12:03 / E Mërkurë, 18 Nëntor 2020 / B O

Stamboll, turqit rrahen me hunj dhe karrige shkaku i një antene

Vendosja e një antene celulari sipër shtëpisë së një banori në lagjen “Senyurt” në Stamboll ka shkaktuar reagimin e fortë të banorëve. Madje, siç raportojnë mediat turke, situata ka degjeneruar ku midis banorëve ka pasur përplasje të dhunshme fizike.

Banorët përreth kundërshtojnë vendosjen e antenës me argumentin se ajo ua dëmton shëndetin, ndërsa pronari i shtëpisë këmbëngul në të kundërtën duke synuar përfitimin e të ardhurave nga qiraja.

Ndërhyrja e policisë ka shmangur tragjedinë gjatë kësaj përplasjeje, ndërsa pamjet janë shpërndarë edhe në rrjetet sociale, duke shkaktuar mjaft debate.