Stambolli goditet nga tërmeti në 20-vjetorin e tërmetit “Koaceli”, ngjarja më rëndë që ka përjetuar ndonjëherë Turqia
Shteti i Turqisë ka shënuar sot 20 vjetorin e tërmetit më të fuqishëm që e ka përjetuar ky shtet ndonjëherë, i cili njihet ndryshe edhe si tërmeti i “Koacelit”, ky tërmet kishte magnitudë prej 7.6 ballësh dhe la të vdekur 17,000 persona.
Në po të njëjtën ditë sot Stambolli ka përjetuar edhe një tërmet tjetër me 5.7 ballë i cili e shkatërroi minaren e një xhamie por nuk është raportuar për dëme të tjera ose lëndime në njerëz.
Tërmeti Koaceli i vitit 1999 ka shkaktuar edhe një cunami në detin Marmara që ishte rreht 2.5 metra i lartë dhe shkaktoi vdekjen e 155 personave.
Si pasojë e kësaj tragjedie e cila zgjati 37 sekonda e humbën jetën 17,000 njerëz dhe më shumë se 250,000 njerëz mbetën të pastrehë./Indeksonline/