17:59 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

Stanaj bashkëpunon me artistë të famshëm në projektin e ri

Gjatë ditës së sotme është publikuar projekti ‘Sober’ që ka qenë bashkëpunim mes DJ me famë botërore, Afrojack, dyshes së njohur, Rae Sremmurd dhe këngëtarit të talentuar shqiptar, Albert Stanaj.

Stanaj në këtë projekt këndon në refren, ku me vokalin e tij fantastik i jep ngjyrë kësaj kënge.


Këngëtari shqiptar së fundmi ka publikuar projektin “Sweat”.

Ndërsa në vitin e kaluar ai kishte bashkëpunuar me reperin e njohur, Ty Dolla Sign./Indeksonline/