17:52 / E Enjte, 20 Qershor 2019 / indeksADMonline

Stanaj paralajmëron projektin e ri ‘Love Me’, zbulon detaje

Këngëtari me prejardhje nga Kosova, po që ka arritur të depërtoj në tregun ndërkombëtar të muzikës, Stanaj ka paralajmëruar projektin e ri.

Përmes llogarisë së tij në ‘Instagram’, këngëtari i talentuar ka dhënë detaje nga kënga e re, shkruan Indeksonline.

“Love Me”, 28 qershor! Asnjëherë më parë nuk kam qenë më i lumtur për publikimin e një kënge. Vërtetë ndihem sikur kjo është kënga më e madhe e jetës time. Mezi po pres”, ka shkruar Stanaj përkrah videos në të cilin ka kënduar një pjesë të këngës.

Kujtojmë që Stanaj numëron disa hite të tjera si ‘Romantic’, ‘Ain’t Love Strange’ dhe ‘The Way I Love Her’./Indeksonline/