75 Mall Live Search
19:19 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Stankoviq: Presidenti i Shqipërisë nuk e ka përmendur Kosovën

Kryetari i Trupit Kordinues për Serbinë Jugore, Zoran Stankoviq ka mohuar akuzat se presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta gjatë vizitës së djeshme në Medvegjë ka kërkuar nga Beogradi që ta njeh shtetin e Kosovës. Sipas tij, gjatë takimit është diskutuar për marrëdhëniet e të dyja vendeve, shkruan Tanjug- transmeton Indeksonline.

“Në asnjë moment Presidenti i Shqipërisë, nuk e ka përmendur Kosovën në asnjë kontekst. Gjatë takimit më ka falënderuar për pritjen e mirë dhe kemi folur për një epokë të re për përmirësim të marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve”, tha Stankovic./Indeksonline/