13:38 / E Enjte, 08 Dhjetor 2022 / LB

Stano: Kurti e Vuçiq janë ftuar për takim në Bruksel

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Peter Stano, ka bërë të ditur se janë ftuar në Bruksel për një takim kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Stano në konferencë për media, ka thënë se BE-ja e ka përsëritur disa herë se do të ketë takim.

“Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, i ka ftuar ata të vinë në Bruksel. Do të japim datën e saktë kur të jetë e caktuar”, ka thënë Stano.

Lidhur me situatën në veri të Kosovës, ku ka pasur hedhje të shokë-bombave, ai nuk ka dashur të komentojë.