75 Mall Live Search
17:54 / E Hënë, 01 Korrik 2024 / Gj. Sh

Stano për takimin Bislimi-Petkoviq: Qëllimi është normalizimi i raporteve, njohja e ndërsjelltë është larg

Kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq do të udhëtojnë nesër në Bruksel, ku pritet të kenë një takim, qe sipas Peter Stano, zëdhënësit te BE-së, do të jetë “nisja urgjente e zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve“ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai u pyet nga gazetarët për njohjen e ndërsjellë, Stano tha njëherë  qëllimi i dialogut Kosovë-Serbi është “normalizimi i raporteve’’

“Kjo detyrë është dhënë nga BE-ja si mandat për lehtësuesit e dialogut. Pra, mandati është t’u ndihmohet dy palëve që t’i normalizojnë raportet. Pra, nuk ka asnjë njohje aty. Sigurisht, konsekuencë logjike e normalizimit do të ishte njohja. Por, kjo është diçka shumë larg në rrugën e procesit”, tha Stano.

Ai konfirmoi se nesër do të ketë një takim ndërmjet kryenegociatorëve, ashtu siç paralajmëroi Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell të mërkurën e kaluar pas takimeve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksnadar Vuçiq. Mungoi një takim trepalësh.