75 Mall Live Search
23:26 / E Diele, 22 Mars 2026 / F.R

Starmer dhe Trump zhvillojnë bisedë telefonike për Ngushticën e Hormuzit

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zhvilluan një bisedë telefonike mbrëmjen e sotme.

Një zëdhënës i Downing Street tha se udhëheqësit diskutuan situatën aktuale në Lindjen e Mesme, duke theksuar nevojën për të rihapur Ngushticën e Hormuzit për të rifilluar trafikun detar global.

Siç raporton BBC, ata u dakorduan se rihapja e ngushticës është thelbësore për të siguruar stabilitetin në tregun global të energjisë dhe ranë dakord të komunikojnë përsëri së shpejti.