75 Mall Live Search
16:11 / E Enjte, 19 Qershor 2025 / Z S

Starmer thirrje Trumpit që të tërhiqet nga veprimet ushtarake ndaj Iranit

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, i ka kërkuar Donald Trump të tërhiqet nga veprimet ushtarake kundër Iranit.

Starmer theksoi se ekziston një “rrezik real për përshkallëzim” të konfliktit dhe u bëri thirrje të gjitha palëve të ndjekin një zgjidhje diplomatike.

“Ka pasur disa raunde bisedimesh me SHBA-në më parë dhe, sipas meje, ky është rrugëtimi për të zgjidhur këtë çështje” – tha Starmer.

Këto komente vijnë në të njëjtën kohë kur Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, ndodhet në Washington për të përcjellë thirrjen e Mbretërisë së Bashkuar për de-përshkallëzim, raporton BBC.

Ai do të takohet me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Lammy dhe Rubio pritet të diskutojnë situatën në Lindjen e Mesme.

Ndryshe, sipas raportimeve, Trump po shqyrton mundësinë që t’i bashkohet Izraelit për të sulmuar centralet bërthamore iraniane./Indeksonline/