75 Mall Live Search
21:33 / E Diele, 14 Maj 2023 / kutia

Startoi ndeshjen e parë të sezonit, Pogba lëndohet prapë dhe largohet me lot në sy

Juventusi është duke u përballur me Cremonesen, në ndeshjen e vlefshme për Serie A.

Për herë të parë këtë sezon, Paul Pogba u fut si startues.

Megjithatë, ai u lëndua pas 22 minutave, duke u larguar me lot në sy.

Mesfushori francez bëri rikthimin e tij pak kohë më parë, pas një lëndimi që e mbajti gjatë larg fushës.