75 Mall Live Search
08:41 / E Premte, 01 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Starton java e 13-të në Superligë, kjo është ndeshja e vetme që luhet sot

Sot do të startojë java e 13-të në Superligën e Kosovës në Futboll.

Gjithsej në program do jenë gjashtë duele, ndërsa sot do të zhvillohet vetëm një, ai ndërmjet Llapit dhe Drenicës me fillim nga ora 13:00, shkruan Indeksonline.

Nesër e pasnesër zhvillohen këto përballje:

E shtunë: Trepça’89 – Vushtrria, Dukagjini – Prishtina, Feronikeli – Ballkani

E diel: Flamurtari – Drita, Gjilani – Ferizaj

Kujtojmë se të gjitha këto ndeshje fillojnë nga ora 13:00./Indeksonline/