09:28 / E Diele, 30 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Statistika, me të cilën tifozët e Interit duhet ta ”ulin kokën” para Milanit

Milani ka grumbulluar 70 pikë në Serie A këtë vit kalendarik, numri i njejtë me atë të Interit dhe vetëm më pak se Juventusi dhe Napoli.

Ani pse Gennaro Gattuso është në rrezik që ta humbë postin e tij, statistikat tregojnë se ai ka bërë një punë të mirë këtë sezon.

”Rossonerët” kanë arkëtuar 70 pikë në Serie A në 12 muajt e fundit, më shumë se në çdo vit tjetër përveç vitit 2012, transmeton IndeksOnline.

Gjithashtu, ata morën aq pikë sa rivali lokal, Interi, ani pse shpenzuan më shumë.

Klubet që kanë bërë më mirë se ato nga qyteti i Milanos janë Juventusi (101 pikë) dhe Napoli (87 pikë).

Që prej ardhjes në Milan në nëntorin e vitit 2017, Gattuso ka fituar 20 ndeshje në Serie A dhe ka pësuar vetëm 7 humbje./IndeksOnline/