75 Mall Live Search
21:59 / E Premte, 26 Prill 2019 / indeksADMonline

Statistika që tregon se Pogba është lojtar dembel

Mediumi i njohur britanik, SkySport ka publikuar disa statistika rreth Paul Pogba që nuk do të ju pëlqejnë aspak tifozëve të Manchester United.

Ata publikuan një statistikë se sa kohë shpenzon Pogba gjatë një ndeshje duke vrapuar dhe ecur, transmeton Indeksonline.

Statistika që ra në sy ishte ajo se francezi në 79% të kohës ecën në fushë. Kjo e bën ata mesfushorin që ecë më së shumti në Premier Ligë gjatë një ndeshjeje.

Kurse vetëm 22% të kohës duke bërë vrapime të lehta, duke qenë mesfushori i parafundit që vrapon kaq pak në fushë.

Këto statistika vijë pas performancë së dobët kundër Evertonit dhe Manchester Cityt, ku “Djajtë e Kuq” pësuan dy humbje.

Pogba ishte ndër lojtarët më të kritikuar nga tifozët./Indeksonline/