75 Mall Live Search
15:35 / E Mërkurë, 27 Tetor 2021 / B O

Statistika që tregon se Solskjaer nuk është kërka me rezultate

Ole Gunar Solskjaer do të ketë edhe një shans te Manchester United. Skuadra e madhe angleze nuk e ka shkarkuar pas debaklit nga Liverpooli duke i dhënë mundësinë për përmirësime të rezultateve.

Megjithatë, statistikat tregojnë se Solskjaer nuk ka prodhuar rezultate që nga ardhja e tij në këtë pozitë te United.

Nga 164 ndeshje, norvegjezi ka vetëm 91 fitore dhe plot 39 humbje.

Madje, shifrat tregojnë se Solskjaer ka më shumë ndeshje se sa paraardhësit e tij dhe është i vetmi që nuk ka siguruar asnjë trofe të vetëm me United./Indeksonline/