Statistika të frikshme nga Lewa, veç edhe një gol larg rekordit në Bundesliga
Robert Lewandowski padyshim që është një nga lojtarët më të mirë të këtij sezoni në Europë.
Sulmuesi i Kombëtares së Polonisë ka statistika të frikshme gjatë këtij sezoni. Për ekipin e Bayern Munchen, Lewa ka bërë 38 paraqitje dhe ka shënuar 46 gola (në të gjitha kompeticionet), shkruan IndeksOnline
‘Lewangolski’ gjatë këtyre paraqitjeve po ashtu ka kontribuar në 9 gola (si asistues).
?? @Lewy_Official this season:
— SPORF (@Sporf) May 8, 2021
? 38 Games
⚽️ 46 Goals
? 9 Assists
? 55 goal contributions in 38 games.
? 1 goal away from tying Gerd Muller's record for most goals in a Bundesliga season.
? Machine. pic.twitter.com/JofYuecy0z
Polaku është vetëm një gol larg rekordit historik të Gerd Muller, për më së shumti gola në një sezon të Bundesligas.
Muller kishte shënuar 40 gola, kurse Lewandowski tani ka 39, ku kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të Bundesligas.
Kujtojmë që Bayern Munchen sot festoi titullin e nëntë radhazi./IndeksOnline/
Robert Lewandowski is simply the best 9 of this generation, it’s not remotely close to anyone. This finish is art, poetry in motion.
— Complaxes (@Complaxes) May 8, 2021
pic.twitter.com/7PECbTeoQF