Statistika të tmerrshme për Manchester Unitedin në vitin 2024

Manchester United ka pasur një sezon jo të mirë deri më tani.
Skuadra e drejtuar nga Erik Ten Hag, mbrëmë ka pësuar humbje me rezultat 4-3 ndaj Chelseas, shkruan IndeksOnline.
“Djajtë e Kuq”, fillimisht ishin duke pësuar humbje 2-0, më pastaj kishin avantazh 3-2 por që në minutat e fundit pësoi dy gola të tjerë nga skuadra e Chelseas.
Goli i fundit i shënuar nga Cole Plamer, sipas ‘Opta’ është goli më i vonshëm në historinë e Premier League, ndërsa asnjë skuadër nuk ka udhëhequr kurrë aq vonë sa United para se të humbiste ndeshjen.
Ajo çfarë është më e keqja, Manchester United është skuadra me më shumë goditje të pranuar drejt portës në vitin 2024, me plot 225 goditje.
Për të treguar dobësitë e mbrojtës në skuadrën e Ten Hag, një statistikë tjetër tregon se United ka pranuar më shumë goditje në porte në 10 ndeshjet e fundit se sa skuadra e Arsenalit në 30 ndeshje të këtij sezoni./IndeksOnline/