Statistika të tmerrshme për një 22-vjeçar, ja sa ndeshje ka humbur Dembele, shkaku i lëndimeve
Ousmane Dembele hyri si startues me Barcelonën në ndeshjen ndaj ish- klubit të tij, Dortmund, megjithatë nuk arriti të qëndronte as gjysmë ore në fushat e blerta.
Ai pësoi lëndime dhe nën lot u desh të largohej për t’ia liruar vendin e tij Griezmannit.
Kampioni i botës me Francën nuk po sheh ditë të bardhë te Barcelona që nga transferimi i tij më 2017.
Që nga ajo kohë, Dembele u desh të përballej me tetë lëndime e që nëse e llogarisim me ditë ka humbur gati një vit të tërë, saktësisht 285 ditë ka qëndruar jashtë fushave të blerta për shkak të lëndimeve të ndryshme që ka pësuar, shkruan Indeksonline.
Nga këto lëndime, francezi ka humbur gjithsej 51 ndeshje me ekipin spanjoll.
Këto ndeshje të humbura e këto lëndime të njëpasnjëshme janë të mëdha për një djalosh 22-vjeçar që kishte një të ardhme të ndritur në botën e futbollit./Indeksonline/