75 Mall Live Search
18:29 / E Hënë, 06 Maj 2024 / Gj. Sh

Statistikat e Asllanit kundër Sassuolo, ja si u shfaq mesfushori i Interit

Kristjan Asllani u shfaq në formë shumë të mirë në ndeshjen e Inter-it kundër Sassuolo-s, ndonëse “zikaltërit” dolën të mundur nga ky takim.

Në emisionin “Analizë Kuqezi”, të moderatorit Sokol Xhihani u publikuan statistikat e mesfushorit të kombëtares shqiptare të futbollit në këtë përballje.

Asllani realizoi 87% prekje topi efektive, dha 92% të pasimeve të sakta si dhe fitoi 60% të dueleve.