14:07 / E Hënë, 27 Janar 2020 / indeksADMonline

Statistikat e frikshme të Bryantit, në basketboll

Mëngjesin e të dielës e ka humbur jetën në moshën 41-vjeçare një prej yjeve më të mëdhenj që ka njohur bota e basketbollit.

Kobe Bryanti vdiq tragjikisht në një aksident me helikopter së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare dhe shtatë persona të tjerë.

Me vite të tëra gjatë karrierës së tij u konsiderua si një prej basketbollistëve më të mirë të NBA-së, ndërsa më poshtë jua sjellim disa statistika nga sukseset e yllit të dikurshëm Los Angeles Lakersit:

33.643  pikë të shënuara, i katërti në renditjen e përgjithshme (pasi e kaloi LeBron Jamesin)

20 sezone në NBA, të gjitha me Los Angeles Lakersin

5 tituj të NBA

2 çmime MVP në finale të NBA Finals

1 çmim nderi MVP për sezonin e rregullt në NBA (2008)

18 herë ishte në All-Star të NBA-së

15  herë është përfshirë në ekipin All-NBA

12  herë është përfshirë në ekipin mbrojtës të NBA

2 medalje olimpike për ekipin e SHBA-së

81 pikë të shënuara në një ndeshje (më 22 janar 2006 kundër Toronto Raptorsit). Vendin e dytë për më së shumti pikë në një ndeshje (Wilt Chamberlain e mban rekordin me 100 pikë të shënuara në vitin 1962)

60 pikë i shënoi në mbrëmjen finale të karrierës së tij

2  numra të pensionuar nga LA Lakersi (8 dhe 24).