75 Mall Live Search
23:45 / E Mërkurë, 22 Prill 2020 / indeksADMonline

Statistikat e fundit nga IKShPK, numri i viktimave shkon në 18!

Përballja me pandeminë COVID-19 në Kosovë është duke vazhduar për muaj me radhë.

Por jo vetëm tek ne, pandemia COVID-19 ka bërë që e gjithë bota të jetë ndryshe prej shumë kohësh.

Nga data tetë shkurt deri më 22 prill, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 5 mijë e 372 mostra të dyshimta me virusin COVID-19.

Nga këto testime, 630 persona kanë rezultuar pozitiv, teksa sot numri I viktimave ka arritur në 18, raporton Indeksonline.

Të njëjtit thuhet se patën edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Përpos numrit të viktimave dhe të infektuarve me COVID-19, në Kosovë numri i të shëruarve nga virusi korona sot është 138 gjithsej.

Institucionet përgjegjëse kanë vazhduar që të kërkojnë nga qytetarët që të kenë dalje sa më të pakta, të kenë kujdes të shtuar higjienik dhe kontakt sa më të vogël me njëri-tjetrin, në mënyrë që pasojat e këtij virusi të jenë sa më të vogla në mbarë shoqërinë./Indeksonline/