Statistikat e Shefki Kuqit në skuadrën e Feronikelit ’74

Erdhi në Kosovë me shumë bujë si një ikonë e futbollit por me kalimin e kohës u bë personi më i pa dëshiruar i tifozëve dhe sportdashësve të ‘Feronikelit’.
Shefki Kuqi, në sezonin e ri pas tri ndeshjeve pati tri humbje, me një golaverazh prej shtatë golave të pranuara dhe vetëm dy të shënuara.
Kuqi në janar e mori klubin në vendin e shtatë me katër pikë më shumë se vendi i tetë, i cili të dërgon në barazh dhe me kalimin e kohës, rezultatet jo të mira te Kuqit përveç që rrezikuan skuadrën të bie nga liga, bënë që skuadra më shumë mund të shkojë në barazh.
Burime brenda klubit ‘Feronikeli’ thonë se Kuqi në janar e rriti buxhetin e klubit në rreth 15.000 euro, duke i premtuar një vend në Evropë, duke pasur vetëm minus tetë pikë më pak se vendi i katërt në kohën kur ai e mori drejtimin e klubit.
Më 30 ndeshjet e tij si trajner i ‘Feronikelit’, Kuqi pësoi 14 humbje, 8 barazime dhe 8 fitore duke i llogaritur të gjitha ndeshjet të cilat i udhëhoqi ai, ato për kupë, barazh, kontrolluese dhe ndeshjet e Superligës së Kosovës.
Nuk dihet se çfarë po ndodhë me Kuqin sepse akoma ‘Feronikeli’ nuk ka dalë zyrtarisht me ndonjë komunikatë për mbyllje të marrëveshjes.
Por mësohet se ndarja ka ardhur me marrëveshje të dyanshme dhe nuk bëhet fjalë për klauzola.
Nga të njëtat burime brenda klubit thuhet se trajneri Kuqi sot është përshëndetur me klubin duke u thënë: “Trajnerët shkojnë e vijnë kështu prej sot e tutje bashkëpunimi mbaron. Mbi të gjitha klubi gjithmonë mbetë dhe ju urojë suksese. Ky ekip do të ecë përpara dhe i kamë thënë edhe kryesisë, vetëm suksese”.