75 Mall Live Search
12:51 / E Martë, 15 Nëntor 2022 / C E

Statistikat mbresëlënëse të Arbër Hoxhës në Kroaci, ka shënuar më shumë se kushdo tjetër

Slaven Belupo është duke kaluar një sezon të mirë në Kroaci. Pas 17 ndeshjesh ata gjenden në pozitën e katërt me 26 pikë të grumbulluara.

I gjithë ky sukses është padyshim meritë e futbollistit më të mirë që kanë në skuadër, yllit kosovar, Arbër Hoxha.

Sulmuesi ka qenë ‘lekomotiva’ e skuadrës në këtë sezon duke u shndërruar në idollin e tifozëve kroat.

Nga 16 gola sa ka shënuar Slaven Belupo në kampionat, 6 prej tyre i ka realizuar Hoxha, shumica vendimtar që ia kanë sjellë fitoren.

Përmes një postimi në FB, vetë skuadra e ka lavdëruar Arbërin për paraqitjet e tij të mira.

Arbër Hoxha më parë ka qenë pjesë e skuadrave të Superligës si Ballkani e Prishtina para se të transferohej në Kroaci. /IndeksOnline/