75 Mall Live Search
09:49 / E Premte, 06 Gusht 2021 / OSH

Statistikat mbresëlënëse të Messit në La Liga

Largimi i Lionel Messit nga Barcelona po bën bujë në mediat evropiane.

Lionel Messi ka arritur statistika të jashtëzakonshme gjatë periudhës së tij 17 vjeçare tek Barcelona, transmeton lajmi.net.

Argjentinasi u bë njëri ndër lojtarët më të mirë në histori të futbollit, por ndikimi i tij nuk ishte vetëm tek Barcelona, por edhe tek futbolli spanjoll.

Në fakt, Messi qëndron i pari në shumicën e rekordeve të La Ligas, dhe tabela më poshtë tregon statistikat e tij të sezonit të fundit dhe rëndësinë që ai kishte në skuadër.

Messi u rendit i pari sa i përket, golave, asisteve, goditjeve, shanseve të krijuara, pasimeve, driblimeve, faulleve të fituara dhe prekjeve në zonën e kundërshtarit.

Më poshtë mund t’i shikoni statistikat e plota të Messit gjatë sezonit 2020/21.