Statistikat që tregojnë se Van Dijk është sot mbrojtësi më i mirë në botë
Janë të shumtë analistë që thonë se Virgil Van Dijk sot nuk njeh konkurrent në qendër të mbrojtjes në botë.
Këtë nuk e thonë vetëm analistët, por edhe statistikat.
Mbrojtësi holandez e ka rehatuar mbrojtjen e Liverpoolit që nga ndeshja debutuese e tij, shkruan Indeksonline.

Skuadra e madhe angleze numëron 17 porta të paprekura dhe vetëm 17 gola të pranuar në 32 ndeshje me holandezin në fushë.

Asnjë skuadër evropiane nuk numëron më pak “clean sheet-s” gjatë kësaj periudhe.

Se Virgil është “BABA” i këtij sporti në pozicionin e tij, tregojnë edhe disa statistika të tjera.
Që nga debutimi i tij në Premierligë, Van Dijk ka:
Më së shumti prekje(2.846)
Më së shumti minuta(2.845)
Më së shumti pasime(2.471)
Më së shumti duele të fituara(213)
Më së shumti spastrime nga zona(173)
Më së shumti duele ajërore te fituara(155)
Më së shumti ndërhyrje(38)
Më së shumti goditje të bllokuara(13)./Indeksonline/
