75 Mall Live Search
10:21 / E Diele, 04 Gusht 2019 / indeksADMonline

Statistikisht, Maguire është mbrojtësi i 14-të më i mirë në Premier Ligë

Reprezentuesi anglez, Harry Maguire ka kompletuar transferimin e tij në Man Utd nga leicester duke thyer rekordin si mbrojtësi më i shtrenjtë në botë.

Madje, duke “eklipsuar” edhe Virgil van Dijk, i cili fitoi çmimin e lojtarit më të mirë sezonin e kaluar në Premier Ligë, shkruan Indeksonline.

Duke marrë parasysh shumën e parave të shpenzuara për qendërmbrojtësin anglez, kemi të bëjmë me njërin ndër mbrojtësit më të mirë në botë.

Por, bazuar në statistikat e sezonit të kaluar, Maguire është mbrojtësi i 14-të më i mirë në ligën angleze. Nëse krahasojmë shumën e parave me këtë statistikë, i bie që Maguire është mbivlerësuar jashtëzakonisht shumë.

1. Virgil van Dijk (Liverpool) – 7.44

2. Fabian Schar (Newcastle United) – 7.30

3. Sol Bamba (Cardiff City) – 7.15

4. Michael Keane (Everton) – 7.13

5. Willy Boly (Wolverhampton Wanderers) – 7.12

6. James Tarkowski (Burnley) – 7.11

7. Shane Duffy (Brighton & Hove Albion) – 7.11

8. Joel Matip (Liverpool) – 7.11

9. David Luiz (Chelsea) – 7.08

10. Jannik Vestergaard (Southampton) – 7.07

11. Shkodran Mustafi (Arsenal) – 7.05

12. Aymeric Laporte (Manchester City) – 7.05

13. Jan Bednarek (Southampton) – 7.04

14. Harry Maguire (Leicester City) – 7.01

15. Fabian Balbuena (West Ham United) – 6.98

16. Steve Cook (Bournemouth) – 6.96

17. Sean Morrison (Cardiff City) – 6.96

18. Jan Vertonghen (Tottenham Hotspur) – 6.89

19. Issa Diop (West Ham United) – 6.89

20. Jonny Evans (Leicester City) – 6.88

Nga kjo statistikë vërejmë që edhe lojtarë të panjohur për publikun janë më përpara anglezit./Indeksonline/