Statovci folëse në Forumin Parlamentar të Bankës Botërore

Deputetja e listës Guxo nga radhët e pozitës do jetë pjesë e panelit diskutues në Forumin e Parlamentit të Bankës Botërore në Uashington.
Statovci do jetë folës në sesionin “Zgjidhjet multilaterale në konfliktet e tashme”, ku do të flasë për progresin e Kosovës në zhvillimin e ekonomisë, procesin e dialogut dhe bashkëpunimit me aktorët multilateralë.
Është vetë deputetja Statovci që ka bërë këtë njoftim duke shtuar: “Do të kem mundësinë të ndaj shembullin e Kosovës, lidhur me procesin e dialogut dhe bashkëpunimin me aktorët multilateralë, përpara deputetëve nga 70 vende të ndryshme”.
Përfaqësimi i Kosovës në këtë forum ka rëndësinë e saj duke pasur parasysh investimet e mëdha që Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore që ka bërë për vendin tonë.