75 Mall Live Search
22:23 / E Enjte, 21 Korrik 2022 / OSH

Statovci: Kemi komunikim me Shqipërinë për shkëmbim të energjisë elektrike

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Jeta Statovci, u shpreh optimiste se Kosova do të kalojë më lehtë sa i përket furnizimit me energji elektrike.

Statovci në Rubikon tha se ka një komunikim me Shqipërinë për arritjen e një marrëveshje për energjinë.

“E shoh që ka një komunikim institucional si me Republikën e Shqipërisë por edhe me vendet e tjera në rast nevoje të kemi shkëmbim të energjisë përmes metodave të ndryshme, qoftë përmes eksportit të energjisë, qoftë përmes qymyrit apo modaliteteve të tjera”- tha Statovci.