75 Mall Live Search
20:30 / E Enjte, 22 Shkurt 2024 / FR

Statovci kërkon që në ligjin e ri për shtetësi, të përfshihen lehtësira për qytetarët e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës

Deputetja e Partisë Guxo, Jeta Statovci, ka kërkuar që në ligjin e ri për shtetësi, të përfshihen lehtësira për qytetarët e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjë.

Statovci është shprehur se, bashkëkombësit tanë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc po vazhdojnë të përballen ende me diskriminim sistematik.

Sipas saj, shumë prej tyre përballen edhe me probleme të shumta sociale, sepse vendet e tyre të punës u kërkojnë dokumente që dëshmojnë shtetësinë.

“Deri tani, qytetarët nga lugina, sa i përket procedurave të marrjes së shtetësisë, janë trajtuar njësoj sikur qytetarët nga kontinente të largëta, pa asnjë lehtësi të vetme. Bashkëkombësit tanë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc vazhdojnë të përballen me diskriminim sistematik. Shumë prej tyre përballen edhe me probleme të shumta sociale, sepse vendet e tyre të punës u kërkojnë dokumente që dëshmojnë shtetësinë.

Kujtojmë edhe nga fjalimi i fundvitit, Presidentja e Republikës, ka permendur rendesin e qeshtjes se tille, dhe rendesin të përfshihen dispozita të cilat do të mundësonin procedura të lehtësuara”, ka thënë Statovci./Indeksonline/