75 Mall Live Search
19:55 / E Shtunë, 25 Janar 2025 / MSH

Statovci merr zemër në Prishtinë

Kandidatja për deputete nga radhët e LVV-së, Jeta Statovci, u prit me dashamirësi të madhe sot në Prishtinë.

Bashkë me shokët e partisë, Statovci u përkrah nga qindra banorë të Bregut të Diellit, të cilët i dhanë përkrahje dhe moral për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Takimi s’donte shumë përshkrim, me Statovcin që e përshkruan Prishtinën si një zemër të madhe.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Statovci bartë numrin 26 në listën e LVV-së.