Statovci: Opozita me strategji sabotuese po e bllokon konstituimin e Kuvendit

Deputetja e Guxo , Jeta Statovci, pas dështimit të 37-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, akuzoi opozitën për bllokim të qëllimshëm.
Ajo tha se mospjesëmarrja në votim, qoftë kundër apo përmes abstenimit, bie ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Nuk po votojmë për qeverinë, por për Kuvendin dhe duhet të respektohet parimi i subjektivitetit politik.
Patëm një tentim të radhës për konstituimin e Kuvendit. Po e shohim se egoja e opozitës është më e lartë dhe nuk kemi pjesëmarrje në votim, qoftë për a kundër apo abstenim. Kjo bie në kundërshtim me ligjin dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Kemi një opozitë që tenton të sabotojë komisionin. Çdo herë që vijmë këtu është një thirrje tutje e përgjegjësisë në këtë rast, konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Ne jemi në pritje të veprimit te Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që të dalim nga një situatë e tillë.Në këtë ripërsëritje ne jemi vetëm në fazën e votimit të procesit. Kemi të bëjmë me një strategji opozitare bllokuese. Ne nuk jemi duke votuar për qeverinë, por për kuvendin sipas forcës politike. Duhet të respektohet parimi i subjektivitetit”, shtoi ajo.