Statovci për Kodrën e Trimave: Duhej të ishte pasqyre e qytetit, por është simbol i neglizhencës

Kodrës së Trimave i duhen zgjidhje për pronat, çerdhet publike, transportin publik dhe hapësirat e gjelbra.
Kodra e Trimave është vetëm 1.5 kilometra larg Sheshit “Skënderbeu”, por duket sikur është dekada larg nga kujdesi i Komunës,
Kështu ka deklaruar Jeta Statovci bartëse e listë së Guxo-së për asamble komunale të Prishtinës.

”Një nga lagjet më të mëdha të Kryeqytetit, me mijëra banorë e taksapagues, është lënë në harresë për vite të tëra. Hyrja kryesore e Prishtinës, që duhej të ishte pasqyrë e qytetit, sot është bërë simbol i neglizhencës dhe qeverisjes së dështuar.Në Kodrën e Trimave mungon pothuajse çdo gjë: ndriçimi, rrugët, çerdhet, parqet, siguria dhe transporti publik; por nuk mungojnë qentë endacakë, mbeturinat, ndotja e ajrit dhe ndjenja e përhershme e të jetuarit në një lagje të harruar” u shpreh Statovci.

Banorët, me të drejtë, ndihen të përbuzur, teksa vetëm pak minuta më larg investohet në sheshet milionëshe të Përparim Ramës, shtoi më tutje ajo./Indeksonline/