75 Mall Live Search
23:14 / E Martë, 01 Gusht 2023 / MSH

Statovci për vendimin e BQK-së për llogari bazike falas ose me kosto minimale: Performancë pozitive e sistemit bankar

Deputetja Jeta Statovci i është gëzuar vendimit të BQK-së për ofrimin e llogarive bazike falas ose me kosto minimale që nuk e kalon shumën prej 0.54 euro për muaj.

Përmes një postimi në Facebook, Statovci ka shkruar se kjo tregon një performancë pozitive të sistemit bankar në Kosovë.

“Problem ka qenë dhe qasja në banka për shumë qytetare të shtresave ekonomikisht me të ulëta, duke krijuar pabarazi e cila aktualisht me lehtësi mund të cilësohet si nevojë bazike e një qytetari, për të marrë pagën, bursën, pensionin, shtesat apo për transfere” ka thënë mes të tjerash Statovci.

Ky është postimi i plotë i saj:

Në dhjetor të vitit 2020, sektori bankar mbylli vitin me një fitim prej 80 milionë eurosh. Ndërsa, në vitin 2022, kjo shifër u rrit në 140 milionë euro ose një rritje prej 70%. Në të njëjtën kohë, hyrjet nga tarifat dhe komisionet në bankat komerciale kanë shënuar një rritje prej 65 milionë euro në dhjetor të vitit 2020 në 91.6 milionë euro në dhjetor të vitit 2022, ose një rritje prej rreth 41% vetëm në dy vitet e fundit.

Kjo tregon një performancë pozitive të sistemit bankar në Kosovë, por fitimi i bankave ndodh shpesh mbi kurrizin e shumë qytetarëve të Kosovës.

Problem ka qenë dhe qasja në banka për shumë qytetare të shtresave ekonomikisht me të uleta, duke krijuar pabarazi e cila aktualisht me lehtesi mund të cilesohet si nevojë bazike e një qytetari, për të marrë pagën, bursën, pënsionin, shtesat apo për transfere.