75 Mall Live Search
20:38 / E Martë, 30 Shtator 2025 / MSH

Statovci takohet me zonjat e Prishtinës, këto janë çështjet që u diskutuan

Bartësja e listës për Asamble Komunale të Prishtinës nga radhët e Guxo-s, Jeta Statovci, është takuar sot me gratë e Prishtinës.

Gjatë vizitës në OJQ-në Pojata, Statovci u frymëzua për zgjidhjet e problemeve me të cilat ballafaqohen gratë e shoqërisë kryeqytetase, shkruan IndeksOnline.

“Kënaqësi të takoj këto zonja që meritojnë edhe kujdesin e institucioneve komunale.

Më së shumti, mund t’i ndihmojmë duke forcuar dhe reformuar sistemin shëndetësor në nivel komunal – për të ofruar shërbime më të plota, përfshirë ndihmën rreth barnave – por edhe duke mbështetur aktivitetet e tyre sociale dhe rekreative” u shpreh Statovci.

Ajo bën me dije se gjatë takimit u bisedua edhe për mundësinë e prezantimit të punimeve të tyre, në hapësirat komunale.

Ky është njoftimi i plotë i Statovcit:

Me zonjat e Prishtinës

Të respektosh çdo grup të shoqërisë është kulturë dhe etikë publike.

Kënaqësi të takoj këto zonja që meritojnë edhe kujdesin e institucioneve komunale.

Më së shumti, mund t’i ndihmojmë duke forcuar dhe reformuar sistemin shëndetësor në nivel komunal – për të ofruar shërbime më të plota, përfshirë ndihmën rreth barnave – por edhe duke mbështetur aktivitetet e tyre sociale dhe rekreative.

Gjithashtu, biseduam edhe për mundësinë që hapësirat komunale të shfrytëzohen për prezantimin e punimeve të tyre, duke u dhënë atyre më shumë hapësirë dhe vlerësim në jetën kulturore të qytetit.

Faleminderit Sabrije Nimani, OJQ Pojata