Statovci thotë se Amerika po jep përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare

Deputetja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje nga Lista Guxo, Jeta Statovci, këtë të enjte është takuar me tre kongresmenë amerikanë.
Statovci u takua me Ritchie Torres, Lisa McClain dhe Jim Himes, teksa shtoi se ShBA-të do të mbetën aleati i pazvëvendësueshëm i Kosovës në shtyllat e sigurisë, drejtësisë e ekonomisë.

“Ne po marrim përkrahje që Kosova të bëhet anëtare në organizatat dhe institucionet e rëndësishme ndërkombëtare, dhe nxitjen e bizneseve amerikane për investime në Kosovë”, shkroi Statovci.
Kujtojmë se në ShBA për vizitë zyrtare është duke qëndruar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.