Statuja e Ibrahim Rugovës gati të zbulohet në Pejë
Statuja e ish- presidentit Ibrahim Rugova pritet të zbulohet në Pejë me 17 shkurt, me rastin e shënimit të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në vendin ku pritet të zbulohet statuja e Rugovës, po zhvillohen punimet, në rregullimin e vendit, në të cilin së shpejti do të vendoset kjo statujë.
Statuja e presidentit Rugova tashmë është gati, në pritje për tu vendosur në qendër të qytetit të Pejës.



