Statuja e Skënderbeut në Prizren e ngjyrosur me të verdhë ari, reagon deputeti Tritan Shehu: Vepër kriminale antishqiptare

Deputeti i PD Tritan Shehu ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të pamjeve nga Prizreni ku statuja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu u ngjyros me ngjyrë të verdhë.
Shehu e quan këtë një vepër kriminale anti-shqiptare dhe vandalizmi ndaj heroit kombëtar.
“Një provokacion i ulët ndaj historisë e vlerave sublime të kombit shqiptar.
Një veprim i verbër i atyre që këto vlera u shkaterrojnë planet ogurzeza të asgjësimit të identitetit tonë kombëtar.