75 Mall Live Search
23:09 / E Diele, 27 Mars 2022 / MSH

Statuja në Kharkiv mbulohet me thasë me rërë

Kharkiv në Ukrainën lindore ka qenë objektiv i bombardimeve intensive ruse për javë të tëra. 

Kjo ka bërë që autoritetet dhe banorët në qytet të ndërmarrin veprime për të mbrojtur statujën e poetit ukrainas Taras Shevchenko me një mal të madh thasësh me rërë.

Shevchenko njihet si “poeti kombëtar i Ukrainës” dhe një nga baballarët e letërsisë së vendit, si rrjedhojë statuja e tij është një simbol domethënës për qytetin.