75 Mall Live Search
13:20 / E Enjte, 21 Gusht 2025 / S Z

Statuti i SHSKUK-së në kundërshtim me Kushtetutën, qjykata i kërkon qeverisë ta ndryshojë

Qeveria e Kosovës e ka miratuar statutin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Kështu ka konstatuar Gjykata Kushtetuese e cila e ka publikuar aktgjykimin e plotë në rastin e shqyrtimit të statutit, shkruan Gazeta Shneta.

Kërkesa për shqyrtimin e statutit ishte iniciuar nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë, përmes Avokatit të Popullit.

“TE KONSTATOJÉ se paragrafi 1 i nenit 11 (Organizimi i shërbimeve shëndetesore ne spitalet e pergjithshme) të Statutit (QRK) nr. 01/2023 рёт Sherbimin Spitalor dhe Klinik Universitar, i miratuar përmes Vendimit [Nr. 29/180] të Qeverisë së Republikes së Kosovës, të 27 dhjetorit 2023, nuk ështe nê pajtueshmëri me paragrafin 1 të nenit 51 [Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale] në lidhje me paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat] dhe paragrafin 4 të nenit 92 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në Aktgjykimin e Kushtetueses.

FSSHK e ka cilësuar këtë rast si fitore të punëtorëve shëndetësor.

“Sot pranuam zyrtarisht Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për rastin KO 141/24 në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Statutit(QRK) nr.01/2023 të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Fitore për shëndetësinë publike, për qytetarët dhe gjithë punëtorëve shëndetësor e administrativ të Spitaleve të Përgjithshme në nivel vendi.

FSSHK mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave dhe vigjilente në evidentimin e shkeljeve dhe mbrojtjen ligjore”, thuhet në reagimin e FSSHK-së.

Më poshtë gjeni të plotë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.